Shkolla fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë,  mësimi i gjuhës serbe problematikë e teksteve joadekuate
Lokale

Shkolla fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, mësimi i gjuhës serbe problematikë e teksteve joadekuate

07.Sep.2015 12:12
0
Shkolla fillore "Prof. Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë është shkolla më e madhe me numër të nxënësve në Preshevë, madje edhe në Luginë të Preshevës dhe që ka paralelet e ndara nëpër disa fshatra si në Tërrnavë, Norçë, Zhunicë e në Stacionin Hekurudhor.

Në kuadër të kësaj shkolle dikur ka funksionuar edhe paralelja e ndarë në fshatin Kurbali, që tani  është shuar për shkak të numrit të paktë të nxënësve. 

Gjatë një bisede për Titulli.com, Besa Sahiti, drejtoreshës  e shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”  numri i nxënësve të kësaj shkolle bashkë me paralelet e ndara arrin në 1620 nxënës.

“Numri i përgjithshëm i punëtorëve arsimor arrin në 160, ndërsa personeli i gjuhës serbe është 12 punëtor arsimor, të cilët janë me përgatitje të duhur shkollore”, tha Sahiti.

Lidhur me pyetjen e gazetarit a kanë ndonjë vërejtje arsimtarët e gjuhës serbe ajo pohon se “ arsimtarët e gjuhës serbe kanë vërejtjet e tyre lidhur me tekstet të cilat janë joadekuate për zhvillim të mësimit”.

Sipas profesoreshës së gjuhës dhe letërsisë serbe që punon në këtë shkollë, zonja Tevide Ramadani problem kryesor janë tekstet mësimore joadekuate.

“Problem tjetër është se nxënësit nuk janë në një mes ku flitet gjuha serbe që ta përvetësojnë më lehtë, por ata sa munden të vjelin diturinë këtu në shkollë. Tekstet janë të ilustruara për klasën e parë dhe të dytën dhe i kanë CD-të”, theksoi Ramadani.

Ajo thotë se problematikë serioze është se ndërrohet shpesh personeli arsimor i gjuhës serbe, sidomos në ciklin e ulët ku një arsimtar asnjëherë nuk mund ta përcjell një gjeneratë për katër vjet dhe pikërisht këtu qëndron problemi, sepse ndryshon metoda e shpjegimit të arsimtarëve.

Në pyetjen se sa janë të interesuar nxënësit për të mësuar gjuhën serbe, profesoresha Tevide Ramadani pohoi se nxënësit kanë interesim për ta mësuar gjuhën serbe, kjo shihet edhe gjatë procesit mësimor, duke u munduar që sa më mirë ta kuptojnë, pra interesim ka, vetëm problemi ekziston në tekstet të cilat nuk janë adekuate për zhvillim të mirëfilltë të mësimit, shtoi ajo. 

Në klasën  shtatë të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, gazetari i Titulli.com ka biseduar me dy nxënës të cilët thonë se mësimi i gjuhës serbe i duhet edhe në jetën e përditshme.

 “Çdo gjuhë që mësohet është pasuri, edhe përkundër moskuptimit sa duhet të gjuhës ne prapëseprapë po mundohemi të vjelim dituri. Gjuha serbe na duhet neve edhe në jetën e përditshme” shprehet nxënësja Krenare Kadriu.

Ndërsa nxënësi Endrit Kadriu theksoi se po kanë telashe në kuptimin e disa shprehjeve gjatë shpjegimit të arsimtarit.

“Meqenëse nuk e kemi gjuhë të nënës, por po mundohemi sa më shumë ta përvetësojmë gjuhën serbe, sepse ajo na duhet më vonë pasi që jetojmë në shtetin ku gjuha serbe është gjuhë zyrtare”, theksoi Endriti. 

Mësimi i gjuhës serbe është e obliguar të mësohet si gjuhë joamtare nga klasa e parë deri në klasën e tetë për nxënësit shqiptar në Luginës së Preshevës. 

Problemet ekzistojnë, sepse tekstet nuk janë adekuate për nxënësit shqiptar, por ato janë të konceptuara njësoj si për nxënësit serb në tërë Republikën e Serbisë./Titulli.com/

PR për Bujanoc: Ndërmarrja "Komunalia" injoron kërkesat e qytetarëve
Kërkohet mbledhje urgjente për tekstet mësimore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration